Kursimet e shqiptarëve, ku i ruajnë paratë?

Në sajë të një studimi të Bankës Botërore për “Rreziqet dhe fitimet nga menaxhimi i financave personale në 10 vende të Europës Qendrore dhe Ballkanit”, realizuar gjatë viteve 2012-2013, shihet se rreth 47 % e popullsisë janë të prirur t’i mbajnë kursimet e tyre jashtë institucioneve zyrtare të licencuara për të administruar kursimet e tyre.

Këtu bëjnë pjesë bankat, institucionet financiare, fondet e investimit dhe fondet e pensioneve. Ky veprim justifikohet me kulturën e dobët financiare.

Në vendet të tilla si Hungaria, kultura financiare karakterizon mbi rreth 70 % e popullsisë së rritur, ndërsa në ekstremin tjetër qëndron Shqipëria, ku shihet se vetëm 14 % kanë njohuri financiare.

Në Evropën Qendrore, përqindja e individëve që preferojnë të ruajnë kursimet në informalitet është rreth 25 %, përveç Çekisë që e ka këtë tregues shumë të lartë mbi 60%. Ndërsa në Ballkanin Perëndimor kjo përqindje është shumë më e lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu