Kush e kërcënon Arjan Çanin dhe “Zonë e Lirë”?

Një ditë më parë, Armand Shkullaku bëri publik faktin se nuk do të jetë më drejtor i ABC News. Televizioni do të drejtohet nga vetë Aleksandër Frangaj, duke qenë se, sipas tij, qendrimet e Shkullakut binin ndesh me linjën e tij editoriale. Por, Frangaj nuk është marrë vetëm me Shkullakun.

Burime nga TV Klan bëjnë me dije për TemA, se ai ka paralajmëruar edhe Arjan Çanin. Frangaj ka kërkuar nga Çani që të ketë kujdes me qëndrimet dhe kritikat ndaj qeverisë në emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

Ai i ka thënë Çanit se me qëndrimet e tij, mund t’i prishë punë me bizneset që zotëron. Kjo, duke qenë se Arjan Çani, për shkak të pakënaqësive të tij personale, është një nga kritikuesit më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu