Kuvendi i Maqedonisë nuk solli asgjë të re, diskutimi vazhdon javën e ardhshme

Edhe në pjesën e dytë të vazhdimit të sotëm të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Maqedonisë nuk ndryshoi gjë. Nuk u votua përbërja e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime, si edhe nuk votua as Kryetari i ri i Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vazhdimi i pasditës ishte i ngjashëm, replika, diskutime, kundërreplika, dhe proceduralet. Kërkesa e OBRM-PDUKM-së mbetet e njëjtë për LSDM-në, që kjo e fundit të hedhë poshtë Deklaratën Politike Shqiptare dhe se LSDM-ja duhet të përgjigjet se çfarë marrëveshje ka me partitë politike shqiptare.

Deputetët e LSDM-së kërkuan që të diskutohet për pikën e rendit të ditës dhe se për ata, më i rëndësishëm është ç’bllokimi i Kuvendit. Nga Lëvizja Besa kërkuan që të diskutohet për pikën e rendit të diteës.

Seanca u mbyll për të vazhduar ditën e hënë të javës që vjen./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu