Kuvendi pyet, Qeveria përgjigjet

Ne Kuvend po mbahet seanca  e 23-të në të cilën në rend dite janë edhe pyetjet e deputetëve për kryeministrin dhe ministrat. Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të qeverisë, po ballafaqohen me pyetjet e deputetëve. Seancën për pyetjet e deputetëve Parlamenti fillon ta mbajë 100 ditë pas formimit të qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale u shty.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca për pyetje mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, por këtë herë është shtyrë për të premten, duke pasur parasysh seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në Strumicë.

Në seancë eshte kryeministri dhe anëtarët tjerë të qeverisë të cilët kryejnë funksione publike dhe debate vetëm se me ka filluar që nga ora 12./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu