Ky është 18 vjeçari nga Ferizaj i cili u vra me thikë nga vëllai 16 vjeçar (FOTO)

Policia e Ferizajt ka njoftuar se një person 16 vjeçar është arrestuar pas një përleshjeje në të cilët u përdorën edhe mjete të forta.

Më 21 qershor u raportua se në rrugën ,,Fan Noli” në Ferizaj ka ndodhur një përleshje mes dy vëllezërve, ku janë përdorur mjete të ndryshme të forta.

Me këtë rast lëndime të rënda trupore ka pësuar 18 vjeçari me inicialet Q.M, i cili është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme policia është informuar nga ana e mjekëve kujdestar se 18 vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra me thikë nga vëllai i tij 16 vjeçar.

Raportohet se viktima e këtij rasti është i riu Qlirim Misini, ndërsa miq të shumtë kanë shprehur ngushëllime në rrejtet sociale ku edhe kanë konfirmuar vdekjen e tij.

I riu ishte pjesë e grupit të tifozëve të Ferizajt, “Ultras Ujqit” të cilët sot kanë njoftuar për varrimin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu