Ky fakt e çoi Prizrenin në rivotim (FOTO)

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka publikuar një “fakt” se për çfarë arsye komuna e Prizrenit është dërguar për rinumërim, transmeton Gazeta Blic.

Ky qytetar pretendon se ka shkelje në komunë, ku ankesa e tij është shkruar me një letër të thjeshtë dhe me laps kimik mu pa kurrë farë baze ky qytetar ka bërë ankesë dhe është vendosur që Prizreni të shkojë në rinumërim.

“Në bazë të kësaj letre është dërgu Prizreni në rinumërim, ndërsa në Prishtinë as kështu diçka nuk kanë!”, ka shkruar Sejdiu duke i’a bashkangjitur letrën e shkruar nga ky qytetar. Ndërkaq, sot në një konferencë për media kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ka dalë kundër vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave në Prizren.”Edhe në Prizren ka vota me kush që duhet të numërohen para se të shkohet në rinumërim. Në Prizren qëndrojnë çështjet e njëjta”, tha ai.Gjithashtu, Haskuka shtoi se në ditën e zgjedhjeve nuk është raportuar asnjë incident, ndërsa sot po shkohet në rinumërim.”Në ditën e zgjedhjeve PDK nuk ka raportuar asnjë rast në polici. Ndërsa, ne kemi raportuar disa raste ku persona të paautorizuar kanë qenë nëpër shkolla dhe janë munduar të ndikojnë te votuesit”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu