Lajm shokues për mbarë botën: “Pazari” i Trumpit me Putinin, një ide e tmerrshme, ja planet katastrofale

George W. Bush pa sytë e Vladimir Putinit dhe mendoi se pa shpirtin e tij. E kishte gabim. Barack Obama tentoi të “rivendoste” marrëdhëniet me Rusinë, por deri në fund të mandatit të tij, Rusia e aneksoi Krimenë, zgjoi konfliktin në Ukrainë dhe plotësoi vakumin e pushtetit që Obama kishte lënë në Siri.

Donald Trump duket se shkon më tej për të krijuar një shtrirje krejtësisht strategjike me Rusinë.

A do të ketë ai sukses, apo do të jetë ai presidenti i tretë amerikan që Putin do t’ia hedhë?

Detajet e rindërtimit të marrëdhënieve nga ana e Trumpit janë ende të paqarta dhe të ndryshueshme. Kjo është e pjesshme për shkak të mosmarrëveshjeve të tij në qarqet e brendshme. Madje dhe ambasadori i tij në Kombet e Bashkuara ofroi “dënim të qartë dhe të forte” të “veprimeve agresive të Rusisë” në Ukrainë, dashuria vëllazërore e Presidentit me Putinin digjet në vetvete.

Kur një intervistues në televizionin Fox News tha këtë javë se Putin është “një vrasës”, Trump ia ktheu: “Ka shumë vrasës. Çfarë, ti mendon se vendi ynë është aq i pafajshëm?

Për një President amerikan është e pashembullt të thotë se vendi i tij është vrastar si Rusia. Për Trumpin është një llogaritje e gabuar të mendojë se Putini ka shumë për t’i ofruar Amerikës, jo vetëm për fuqinë dhe interesin e Rusisë, por edhe për vlerën që mund të ketë Amerika për të hequr dorë.

Amerika do të punojë me Putinin për të shkatërruar “terrorin radikal islamik”, në veçanti Shtetin Islamik (ISIS). Në të njëjtën kohë mund të bie dakord të braktisë bashkëpunimin e saj me Iranin, një armik të vjetër të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe një kërcënim për aleatët e saj duke përfshirë Bahreinin dhe Arabinë Saudite. Në Evropë, Rusia do të ndalë nxitjen e konfliktit në Ukrainë, të pranojë të mos ngacmojë anëtarët e NATO-s në pragun e saj dhe mundësisht të hyjë në bisedime për kontrollin e armëve bërthamore.

Në një periudhë afatgjatë, lidhjet më të ngushta me Rusinë mund të ndihmojnë për të frenuar ekspansionin kinez.

Stephen Bannon, këshilltarin e besuar të Trumpi, tha vitin e shkuar se ai “nuk kishte dyshime” se “ne do të kemi luftë për ishujt në Detin e Kinës Jugore në 5 deri në 10 vjet”. Nëse do të jetë kështu, Amerika do të ketë nevojë për aleatë dhe Rusia është një fuqi bërthamore me një kufi me Kinën prej 4.200 km.

Sulmet kibernetike ruse mund të kenë ndihmuar Trumpin në sondazhe, por kjo nuk do të thotë se ai mund të ketë besim te Putini. Interesat e Kremlinit dhe ato të Amerikës janë katërcipërisht të ndryshme.

Në Siri për shembull, Putin bën një zhurmë të madhe për luftën kundër terroristëve të ISIS, por ai nuk ka bërë përpjekje për ta luftuar vërtet. “Çmimi i tij” për të punuar me Amerikën mund të jetë sigurimi i një prezence të përhershme ushtarake në Lindjen e Mesme duke përkrahur Bashar al-Assad, regjimi i të cilit këtë javë kishte varur mijëra sirianë me gjykime 2-3 minutëshe./ditari


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu