LAJMI I FUNDIT/ Lirohet Ramush Haradinaj

Gjykata e Colmar-it në Francë ka marrë vendim që ta lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Kryetari i AAK-së tash e gati katër muaj ishte i ndaluar në Francë me një urdhërarrest të Serbisë.

Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit të Zvicrës në pjesën franceze dhe prej asaj kohe ka qëndruar në qytetin e Strasburgut.

Dhe, këtë të enjte përfundimisht Gjykata e Colmar, ka dhënë verdiktin duke mos e ekstraduar Haradinajn në Serbi – ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe, por duke e liruar atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu