Lamtumirë PSG, Di Maria ‘prezantohet’ nga Barcelona (FOTO)

Angel Di Maria së shpejti mund të prezantohet si futbollist i ri i Barcelonës.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri pas transferimit të Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Objektiva të Barcelonës janë Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Ousmane Dembel (Borussia Dortmund).

Por, sipas të përditshmes sportive madrilene Marca, telashet për blerjen e tyre kanë bërë që Di Maria të jetë objektiv i ri i klubit katalan, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, brenda javës Di Maria mund të prezantohet si futbollist i ri i Barcelonës nëse PSG pranon ofertën nga klubi nga Camp Nou. /Lajmi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu