Lansohet traileri i filmit ‘A long way home’ nga Ibër Deari (FOTO-VIDEO)

20 minuta dramë, aksion dhe I xhiruar vetëm për dy ditë. Lansohet traileri I filmit ‘A long way home’ I regjisorit dhe skenaristit Ibër Deari dhe producentit Afrim Asani.

Filmi bën fjalë për një djalë me emrin Olti, i cili pasi lirohet nga burgu, niset rrugës për në shtëpi. Por gjatë rrugës has me një pengesë të madhe. Oltit i ndalohet të futet në fshatin e tij. Ai mbetet mes dilemës, rrezikut për familjen e tij ose të ik larg që të filloj një jetë të re.

“Jam shumë i kënaqur që arrita ta përfundoj edhe një film me artistë që secili e dha kontributin e tij. Duke filluar nga producenti Afrim Asani, i cili me produksionin e tij ‘Redon Pictures’, më ofroj gjithë tekniken që kishte në dispozicion dhe gjithë pjesa tjetër e ekipës që ishin të mrekullueshëm”, ka thënë regjisori Deari për InfoShqip.com

Në këtë film luajnë aktorët: Mirsad Abazi, Sefedin Shabani dhe Musa Isufi.

“Nuk është lehtë të xhirosh një film në kushte kaq të vështira, pa asnjë përkrahje financiare, e në veçanti në Maqedoni. Por ne e kemi obligim të bëjmë filma, unë i dua filmat dhe do vazhdoj te bej kështu për aq kohë sa do kem shëndet. Më vjen mirë që në Kumanovë vazhdimisht për çdo vit po e prodhoj nga një film dhe po rritet numri i të interesuarve për të bërë filma”, ka treguar tutje Deari për InfoShqip.com

Premiera e filmit “A long ëay home” pritet gjatë këtij viti, por ende nuk është definuar vendi dhe data e premierës. Ibër Deari, së fundmi e ka realizuar edhe filmin e metrazhit të shkurtër “Toka”, film ky i dhënë premierë në Dokufest 2016. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu