Lëngu i kuq që del nga mishi nuk është gjak – ja çfarë është

humë njerëz janë të keqinformuar.

Bifteku është një nga ushqimet më të mira në botë – nëse, sigurisht, nuk jeni vegjetarian.

Nëse gatuani ose porosisni biftek, mishi do të lëshojë padyshim një lëng ngjyrë të kuqe, transmeton Gazeta Express.

Shumë njerëz mund të mendojnë se ai lëng i kuq është gjak, por nuk është. Lëngu i kuq që e shihni në pjatë është diçka që quhet ‘myoglobinë’ – një proteinë që ndodhet në indet e muskujve.

Myoglobina bart oksigjen nëpër muskuj dhe përmban një pigment të kuq. Pasi bifteku të gatuhet, myoglobina errësohet, që është arsyeja pse bifteku shndërrohet nga ngjyra e kuqe në ngjyrë të ‘hirtë’ kur të jetë gatuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu