Lëvizja BESA: Pa këto principe nuk hyjmë në qeveri

Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njofton agjencia e lajmeve INA.

Pas takimit, Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, tha se vullneti i të dyja palëve është që të jemi në një qeveri reformatore, duke shtuar se ko varet nga rrjedha e bisedimeve.

“Edhe sot vazhduam takimet mes BESËS dhe LSDM-së. Takimi ishte në nivel kryetarësh dhe të grupeve të punës. U bisedua në përgjithësi për parimet dhe do të vazhdojmë të komunikojmë”, tha Faton Fazliu.

Parimet e Lëvizjes BESA janë që në qeverinë e re të mos ketë persona të inkrimunuar në korrupsion dhe vepra penale, buxheti të jetë proporcional si dhe në përgjithësi të respektohet pikat e deklaratës së partive shqiptare. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu