Lëvizja BESA: Paçi Bajram të mbarë dhe të lumtur

Kryetari i Lëvizjes BESA me rastin e festës së madhe Fitër Bajrami ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Pas një muaj agjërimi, me përkushtim e devotshmëri, sot po dalim në ditën e Bajramit të Madh, duke shpresuar se krejt përpjekjet e adhurimet tona të jenë pranuar dhe ky Ramazan të ketë qenë një shteg drejt kalitjes për sfidat që na presin në rrugëtimin tonë. Me këtë rast të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë madhështore, duke u lutur që këto ditë Bajrami t’i kaloni në gjirin tuaj familjar në harmoni e lumturi. Paçi Bajram të mbarë dhe të lumtur!
Urime për shumë mote Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e kreut të Lëvizjes Besa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu