Lidhja e frikshme mes diabetit dhe gjumit, zbuloni simptoma alarmante sa nuk është vonë

Diabeti është një gjendje e cila bën të mundur që trupi mos të prodhojë aq sa duhet dhe siç duhet insulinë. Kjo shkakton nivele të tepërta të glukozës në gjak. Llojet më të zakonshme janë lloji i tipit 1 dhe diabeti i tipit 2.

Nëse keni llojin 1, pankreasi juaj nuk prodhon insulinë, kështu që duhet ta merrni atë në baza ditore. Nëse keni llojin 2, trupi juaj mund të japë pak nga insulina e vet, por shpesh nuk është e mjaftueshme. Kjo do të thotë që trupi nuk mund ta përdorë efektivisht insulinën.

Duhet të dini se simptomat afatshkurtra të sheqerit të lartë mund të përfshijnë etje të shpeshta si dhe urinim të shpeshtë.

Nuk është e pazakontë që këto simptoma të kenë ndikim në mënyrën se si flini.

Për më shumë vazhdoni të lexoni…

Në një studim të fundit, hulumtuesit shqyrtuan lidhjet midis shqetësimeve të gjumit dhe diabetit. Çrregullimi i gjumit përfshin vështirësi në rënien në gjumë ose gjatë tij, madje edhe raste kur nuk zgjoheni dot, si pasojë e gjumit të thellë.

Studiuesit thonë se privimi i gjumit është një faktor i rëndësishëm rreziku për diabetin.

Theksojmë se diabeti nuk identifikohet në të gjitha rastet me problemet me gjumin.

Por ndodh që nëse sheqeri i gjakut është i lartë gjatë natës, mund të përfundoni duke u ngritur shpesh.

Kur trupi juaj ka glukozë shtesë, ajo tërheq ujë nga indet tuaja. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të dehidruar, duke bërë që të ngriheni për gota të rregullta uji.

Simptomat e sheqerit të ulët në gjak, si marramendje dhe djersitje, mund të ndikojnë në gjumin tuaj gjithashtu.

Të gjitha simptomat e sipërpërmendura janë alarmuese për shëndetin tuaj, veçanërisht për diabetin./health


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu