Liga e Kombeve, zbulohet grupi i Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar grupet për Ligën e Kombeve.

UEFA ka konfirmuar ndarjen përfundimtare të përfaqësueseve nëpër grupe, në katër Liga, për Ligën e Kombeve. Sipas renditjes së FIFA-së, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C, derisa Kosova pjesë e Ligës D.

Skuadrat që do të jenë pjesë e Ligës C janë: Hungaria, Rumania, Skocia, Sllove nia, Greqia, Shqipëria, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.

Ndërkohë, Kosova do të jetë pjesë e Ligës D, së bashku me Azerbajxhanin, Maqedoninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Letoninë, Ishujt Faroe, Luksemburgun, Kazakistanin, Moldavinë, Lihtenshtajnin, Maltën, Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu