Ligji për gjuhët, reagon Diaspora Shqiptare

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni, në diaspore e njohur si LDSHM, me vëmendje te posaçme është duke përcjellë zhvillimet e reja politike në Maqedoni me theks të veçantë vizitën e fundit te Komisionarit për zgjerim nga Bashkimit Evropian Johannes Hahn, i cili qëndroi për vizitë në kryeqytetin e Maqedonisë Shkup, kanë theksuar në  një letër të shkruar nga Lidhja e Diasporës Shqiptare.

“Ai dhe dy bashkëpunëtorët e tij, gjatë qëndrimit të tyre, u takuan me institucionet më të larta të shtetit, përfshirë edhe liderët e partive politike pozitë – opozitë. Në bisedë e sipër, ai kërkoi nga bashkëbiseduesit që Maqedonia të realizojë me kohë reformat e kërkuara në drejtësi, në administratën publike dhe nxitjen e dialogut të brendshëm i cili do të shmangte mosmarrëveshjet dhe interesat politike të cilat pengojnë rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkësinë Evropiane.  Komisionari Hahn, nga ana tjetër në konferencën për shtyp, lidhur me propozim – ligjin për gjuhët në Maqedoni, i cili parashikon avancimin e gjuhës shqipe, tha se ky ligj nuk bën pjese në kërkesat urgjente të reformave të cilat duhet ti bëjë shteti, edhe pse pranoi se miratimi i tyre me kohe do të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit te Venecias.”

Duke pasur parasysh se avancimi gjuhës shqipe ka qenë pjesë e premtimeve zgjedhore te partnerëve në koalicion qeveritar, LDSHM-ja dhe strukturat e saj në diasporë, mendojnë se propozim – ligji për avancimin e gjuhëve në Maqedoni ku bën pjese edhe gjuha shqipe, duhet të miratohet sa më shpejt dhe të bëjë pjesë në kërkesat urgjente të reformave në shtet dhe i njëjti të jetë kusht bashkë me pakon tjetër te kërkesave në Bashkësinë Evropiane.

Ne vitin 2018, Bullgaria do të marrë timonin e udhëheqjes së Bashkësisë Evropiane, prandaj, LDSHM-ja propozon strukturave qeveritare, subjekteve politike të përfaqësuara në institucione si dhe atyre opozitare shqiptare të ndërmarrin aktivitete politike drejtuar përfaqësuesit të Bullgarisë në BE që gjuha shqipe të jetë në pakon e kërkesave tona, pra të palës shqiptare. Kërkesat e palës shqiptare kane bazë ligjore dhe janë në përputhje me parimet dhe rrethanat e Bashkimit Evropian.

LDSHM-ja është e mendimit se ky propozim do te përkrahet edhe nga strukturat politike te Maqedonisë, me theks të veçantë nga partitë politike shqiptare dhe udhëheqësit e tyre./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu