Limaj tregon çka do të thoshte Ramushi sot: “Boll më, e keni tepruar”

Në protestën e sotme në përkrahje të Ramush Haradinajt, me kërkesë për lirim sa më të shpejtë të tij, morri pjesë edhe lideri I Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Partneri politik i Haradinajt, Limaj, ka thënë se ‘po të ishte Ramushi në këtë rast tubimi, çka do të thoshte? Boll më e keni tepruar, dhe lëreni rehat Kosovën’.

Limaj në fjalën e tij para protestuesve tha se ata gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë kur u është kërkuar, pavarësisht a ka qenë e drejtë apo e padrejtë dhe e montuar politikisht.

“Shteti duhet t’i japi përkrahje secilit qytetar, çoftë Brenda apo jashtë vendit… Ramushi do të kthehet”, tha Limaj, përcjellë me duartrokitjen dhe brohoritjen e protestuesve, duke porositur në fund se ‘ne nuk mund të fyhemi e as ofendohemi nga pasardhësit e Millosheviqit’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu