Lojtari i Barcelonës, hero i vërtetë, pas sulmit terrorist nuk iku, ndihmoi të lënduarit dhe për këtë falënderohet nga të gjithë (FOTO)

Sulmi terrorist që shokoi botën e që ndodhi në Barcelonë, kishte ndodhur para syve të mbrojtësit francez Lucas Digne.

Sulmi që ndodhi me 17 gusht e zuri futbollistin në vendin e ngjarjes në mënyrë të papritur.

Fatkeqësisht siç e dimë ky sulmi ndër më të mëdhenjtë në histori të Spanjës mori jetën e 15 personave.

Digne nuk u lëndua në këtë sulm, sikurse që shpëtuan mirë edhe familjarët e tij, por zhurma e madhe e alarmoi lojtarin duke e kuptuar dëmin që ishte shkaktuar dhe ai menjëherë u nis drejt Placa de Catalunyas për t’i ndihmuar të lënduarit.

Sipas RAC1, kur e kuptoi madhësinë e sulmit, nuk tregoi shenja frike, por u nis drejt turmës për të ndihmuar të lënduarit.

❤️?

A post shared by Lucas Digne (@lucasdigne) on


Ai ua ofroi ndihmën e parë, disa të lënduarave, por emergjenca erdhi shpejtë në vendin e ngjarjes.

Barcelona mbajti një minutë heshtje për viktimat në ndeshje me Real Betisin, duke treguar se qyteti do t’i kthehet normalitet dhe jetës edhe pas sulmit.

Qyteti atë ditë prodhoi shumë heronj, dhe ndër ta ishte edhe Digne, i cili në profilin e tij mori shumë falënderime për gjestin e bërë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu