Londra në panik, tjetër alarm për bombë në avionin Dubai-Londër

Londra është tronditur sërish mëngjesin e sotëm pas sulmit në “Manchester Arena” ku mbetën 22 të vdekur dhe mbi 50 të tjerë të plagosur.

Mediet raportojnë se një tjetër alarm për bombë është dhënë në avionin e linjës Dubai-Londër.

Autoritetet kanë evakuuar menjëherë avionin dhe aeroportin e Heathrow, pas kërcënimit për bombë.

Kompania ajrore theksoi se të gjithë klientët që udhëtojnë nga Dubai në Londër kanë zbritur përkohësisht nga avioni për kontrolle sigurie.

Kutjojmë se policia evakuoi stacionin “Victoria” pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë.

Londra po kalon momente paniku dhe trazirash që prej masakrës së mbrëmshme. Ndërkohë, autoritetet kanë aktivizuar policinë dhe shërbimet sekrete për të parandaluar tragjedi të tjera dhe për të rritur sigurinë në vend. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu