LSDM: Kuvendi ka kryetar të ri, ndërsa Veljanoski do të përgjigjet

LSDM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të Trajko Veljanoskit, i cili tha se nuk e njeh Talat Xhaferin si kryetar dhe se do të thërrasë seancë pasi të rregullohet salla. Nga LSDM thonë se Kuvendi i Maqedonisë ka kryetar të ri, i cili është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës.

“Proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e qeverisë së qytetarëve të Maqedonisë. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve dhe kjo vendos, jo grupi i dhunuesve dhe kriminelëve. Formimi i qeverisë është interes i lartë shtetëror, ndërsa sjellja kundër interesave shtetërore është vepër kundër kushtetutës dhe e dënueshme”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se Trajko Veljanoski është pjesëmarrës direkt në skenarin e Nikolla Gruevskit, për ngritjen e tensioneve, ndarjes dhe urrejtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu