LSDM: I paarsyeshmi Gruevski po bllokon gjithë sistemin shtetëror

LSDM-ja përmes një kumtese për mediat e shkruara thekson se Nikolla Gruevski po bllokon gjithë sistemin shtetëror, ndërsa edhe një herë premtojnë se shumica e re parlamentare do të mbrojë interesat shtetërore dhe do të zbatojë vullnetin e qytetarëve.

“Shumica parlamentare e zgjedhur në zgjedhje të besueshme duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtetërore. Qytetarët dhe shteti janë peng të Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së të cilët me dhunë bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të gatshëm, që për të shpëtuar nga përgjegjësia të bllokojnë të gjithë sistemin shtetëror dhe të viktimizojë stabilitetin e Maqedonisë dhe ekzistencën e njerëzve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se shumica e re parlamentare nuk do të lejojë që të rrezikohen qytetarët dhe se do të mbrojnë interesat e tyre gjatë gjithë kohës. Ndërsa gjithashtu kanë përsëritur edhe atë se së shpejti do të zgjedhet kryetari i Kuvendit dhe do të formohet Qeveria e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu