LSDM: Presim që ditën e hënë të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpanska, sot në një konferencë për shtyp tha se gjatë seancës që është paraparë për ditën e hënë do të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë. Në pyetjen e gazetarëve se a do të mbsështesin kandidatin e BDI-së për kryetari Kuvendi, ajo tha se do të vendoset ajo që është në marrëveshje mes 67 deputetëve.

“Ne presim të hënën të vazhdojë seanca konstituive ku së pari do të zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Në këtë seancë duhet të zgjidhjet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Të hënën do të njoftohet ajo që paraqet marrëveshje mes 67 deputetëve të shumicës së re parlamentare rreth kuadrit zgjdedhor për kryetari të ri të Kuvendit”, tha Shehpanska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu