LSDM: Së shpejti qeveria e re, askush nuk mund ta ndal

“Kuvendi shpejtë do ta zgjedh Qeverinë e re reformuese të Maqedonisë pasi që qytetarët zgjodhën ndryshime dhe zgjodhën që t’i udhëheqin politikanët serioz, të cilët kujdesen për interesat e tyre dhe të shtetit, kundër politikanëve kriminel të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, të cilët përpiqen që vendin ta fusin në krizë të thellë politike dhe në izolim”, qëndron në kumtesën e LSDM-së së Zoran Zaevit.

Nga LSDM thonë se ata me kujdes, ashtu sikur deri më tani, i udhëheqin proceset politike të cilat çojnë drejt realizimit të vullnetit të shumicës së qytetarëve.

“Porosisim se askush nuk ka të drejtë që ta pengojë vullnetin e shprehur të shumicës së qytetarëve. 67 deputetë qëndruan pas kryetarit të partisë, Zaev. Ka shumicë parlamentare e cila është formuar në mënyrë demokratike. Ka program për Qeverinë e re që e mbron unitaritetin e shtetit dhe i siguron nevojat për të gjithë qytetarët. Nuk ka kohë për humbje”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje bëjnë thirrje që Kuvendi dhe Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu