LSDM: Todorov po largohet, qeveria e re reformuese do ta ndërtojë Qendrën Klinike

LSDM-ja ka reaguar me shkrim ndaj deklaratave të ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili sot në një konferencë për shtyp njoftoi se cilat do të jenë firmat që do ta ndërtojnë Qendrën e re Klinike dhe tha se ky projekt nuk ka qenë vetëm premtim bosh, por premtim real. Në reagimin e LSDM-së thuhet se Qendra e re Klinike në Shkup do të ndërtohet nga qeveria e re reformuese, siç është paraparë edhe në programin qeverisës.

“Po të donin Nikolla Todorov dhe Nikolla Gruevski të ndërtohet Qendra Klinike, nuk do t’i kishin mashtruar qytetarët prej vitit 2012. Qendra e re Klinike në Shkup duhej të ishte gati deri më 2 janar 2017. Sot është 23 prill 2017, ndërsa Qendra Klinike ka vetëm gardhin në të cilin shëtiten Todorov dhe Gruevski për tre vite”, thuhet në reagimin e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu