Lubonja “bombardon” Kadarenë: Është oborrtar i të gjitha regjimeve (VIDEO)

Fatos Lubonja i është përgjigjur të enjten në mbrëmje, në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit një interviste që dha pak ditë më parë, por për Nev 24 shkrimtari Ismail Kadare. Kadare kur foli për një nga kritikët e tij më konsistentë në çerekshekullin e fundit tha si ai e bënte këtë nga pozitat e një shkrimtari të rëndomtë. Ai e paraqiti konfliktin si një konflikt xhelozie, madje u fut edhe në histori të dhimshme familjare kur pohoi se Lubonja gjatë komunizmit e kishte denoncuar të atin sepse ai e urrente atë.

Por Fatos Lubonja është kundërpërgjigjur për marëdhënien e tij më babain, për hetusinë e kohës së komunizmit po ai ka theksuar se Kadareja nuk e sulmon për këto gjëra, por për faktin e thjeshtë se si intelektual dhe njeri i letrave ai ka goditur veprën dhe qëndrimet publike të Kadaresë.

Tre janë problemet e mëdha që unë kam me Kadarenë. E para se e kam quajtur veprën e tij si një zgjatim letrar të ideologjisë nacional komunistë të Enver Hoxhës.

E dyta se ai ka dashur të transformojë historinë pas rënies së komunizmit duke kërkuar ta interpretojë veprë e tij ndryshe nga ç’është.

Dhe e treta, se ai si intelektual ka qenë gjithmonë në anën e pushteteve, si në komunizëm me Enverin, si në demokraci me Berishën, Metën, Ramën e me radhë, gjë që më ka bërë ta etiketoj si “oborrtar të dy regjimeve”, tha Lubonja duke argumentuar se kjo është përplasja e tij reale me shkrimtarin dhe jo librat e ndaluar apo faqet e manipuluara të hetuesisë.

Portali më i ri shqiptar, tpz.al, i ka përmbledhur në një mënyrë të koncentruar thelbin e qëndrimeve të Lubonjës. /TPZ/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu