Luftë me thika në Beograd, serbët dhe rusët therin njëri-tjerin, por ua veshin fajin shqiptarëve

Tre tifozë të Spartak Moskës janë therur mbrëmë në Beograd pas ndeshjes miqësore ndaj Cervena Zvezdës. Sipas agjencisë ruse, TASS, thuhet se tifozët e Spartakut janë therur nga tifozët e Partizanit të Beogradit ’Grobari’.
Dy prej tifozëve janë shtruar në spital, teksa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa personit të tretë të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se një grup tifozësh rusë dhe serbë, sulmuan njëri tjetrin ndërsa po marshonin me flamujt e klubeve të tyre, pas takimit miqësor të zhvilluar mbrëmë, që përfundoi me fitoren e ekipit beogradas me rezultat 2:1.

Policia tha se dy autorët janë arrestuar. Por, tifozi i famshëm i ekipit rus, Valdim nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram, ka thënë se janë therur nga shqiptarët dhe jo nga tifozët e Partizanit të Beogradit, shkruan Kurir. “Dje pas festës futbollistike në Beogradin tepër të bukur ndërmjet ekipeve miqësore dhe vëllazërore, KF Cërvena Zvezda dhe KF Spartak Moska, u sulmuan tre tifozë të ekipit moskovit”, ka shkruar Valdim në Instagram. “Sulmi ndodhi në njërën prej rrugëve më të bukura të kryeqytetit të Serbisë, të Mbretit Milan, që gjendet dhjetë minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe rruga Kurora e Gjelbër. Në atë rrugë është edhe përmendorja e Mbretit rus Nikollajit të dytë. Ky sulm është vepër e banditëve shqiptarë. Djem qëndroni! Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë! Kosova është Serbi”, ka shkruar kryetifozi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu