Lumi trazohet në mënyrë misterioze, ende askush nuk e di shkaktarin (VIDEO)

Maria McCromic e ka publikuar videon ku shihet bashkëshorti saj Scott, që zbrazë kovën në një lumë të Floridës së Shteteve të Bashkuara dhe uji nisë të trazohet.

Nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar valët misterioze, por disa besojnë se ai i ka ngacmuar disa gjallesa të njohura si manate që jetojnë në ato hapësira.

“Po e zbraznim barkën që u mbush pas stuhisë së shiut dhe sa herë që derdhnim kovën diçka ndodhte”, ka thënë McCromic lidhur me rastin.

Ekspertët nuk janë deklaruar për këtë ndodhi, por po hetojnë për aktivitetin që besohet të jetë ndonjë fenomen natyror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu