Maqedonia me 3 nga 10 qytetet më të ndotura në botë, ndanë vetëm 0.4% të buxhetit për ta luftuar ndotjen

Vetëm 0,4 për qind e buxhetit për vitin 2018 janë ndarë për mbrojtje të mjedisit jetësor, që është niveli më i ulët deri më tani, vërejnë nga Koalicioni O2 për ajër të pastër.

“Në buxhetin më të madh deri më tani, ku me shumë të konsiderueshme marrin pjesë tatimet lidhur me mjedisin jetësor dhe akcizën e rritur të naftës, ne kemi përqindje më të ulët të mjeteve të ndara për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

A ka ndonjë të arsyeshëm dhe të drejtë në shtet? Këtu nuk kërkohet diçka më tepër, por ajo që vijon, midis 2,5 – 4,4 për qind për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe 1,75 – tre për qind për MMJPH. Për dallim nga 0,4 dhe 0,28 për qind të ndara. Të kishim gjyqësi normale, institucionet do të përgjigjeshin për keqpërdorim dhe ridedikim të mjeteve të caktuara dhe të grumbulluara në bazë të mjedisit jetësor”, theksojnë në kumtesën e Koalicionit O2./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu