Magjia e hurmave, ja pesë vlerat e shëndetshme të saj

Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish.

Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh.

Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash. Ato ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës. Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme.

Sipas nje studimi duhet të provojmë të konsumojnë 3 hurma në ditë dhe do të përfitojnë 5 vlerat e mëposhtme.

1. Shëndeti i zemrës 2. Nivelet e energjisë 3. Përmirësojnë aparatin tretës 4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë 5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar merr mineralet e nevojshme.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, hurmat e Arabisë janë të mira për shëndetin, ndonëse kanë një nivel të lartë fruktoze.

Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta.

Kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur. Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta.

Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu