Majko kritikon Rexhep Qosjen për shkëmbimin e territoreve

“Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës”-shkruan Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste qeveritare dhe dy herë ish-kryeministër

Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare.

Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar.

Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare kombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin.

Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm.

Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore.

Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Cfarë duan shqiptarët!?”

Pasiguria në marrëdhëniet ndërkombëtare nxjerr të humbur palën që e nxit atë.

Me respektin maksimal për Rexhep Qosen, për një mik që koha nuk e ndryshon… Nga ai kam mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që nuk e nxjerrin humbës./TheALbanian


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu