Majlinda e fiton finalen e ‘përsëritur’ të Olimpiadës

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan zeri.info.

Xhudistja pejane e ka mposhtur në rrethin e tretë finalisten e Olimpiadës, italianen Odette Giuffrida dhe po marshon me hapa të sigurt drejt medaljes botërore.

Majlinda rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se zvicerania Evelyne Tschopp. /Zëri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu