Majlinda mund të fitojë një çmim shumë të rëndësishëm

Majlinda Kelmendi momentalisht është xhudistja më e mirë në botë

Krenaria e kombit shqiptar ka treguar suksese të njëpasnjëshme në sportin e xhudos, dhe tani është kandidate për të qenë pjesë e një suksesi tjetër, shkruan tv21.tv.

Kelmendi është kandidate për të fituar çmimin e xhudistes më të mirë në botë për periudhën 2012 – 2016, pasi është nominuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).

Komiteti Olimpik i Kosovës beson shumë në fitoren e Majlindës, e cila ka qenë medaliste e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu