Mamaja largohet në fundjavë me shoqet, letra që i lë bashkëshortit bën xhiron e rrjetit

Mëmësia mbart karakteristikat më të vështira të një “pune” pasi asnjëherë nuk mund të heqësh dorë prej saj dhe për vite me rradhe duket se të gjithë prindërit janë 24 orë në detyrë. Ritmi i jetës ndryshon dhe shumë gjëra nuk janë si më parë. Meghan Maza Oeser një mama 36 vjeçare nga Illinois me profesion fotografe, vendosi të bëjë disa ditë pushim nga profesioni i saj parësor “mëmësia”.

Përpara se të nisej me pushime me mikeshat, ajo u siguria që pas largimit të saj gjithçka do të shkonte mirë mes bashkëshortit Kevin dhe fëmijëve. Letra e hapur e cila këshillonte babain e fëmijëve si të sillej, bëri mjaft bujë në internet.

“Një letër për burrin tim pasi po iki për fundjavë me gocat”, përpara se të parlajmëronte se po mbërrinte një gjuhë shumë e ashpër.
‘Po ta shkruaj këtë pa dashuri, por mos ki frikë. Dua të të them disa gjëra përpara se ta përballosh këtë fundjavë i vetëm… me të tjerët”

‘Nata, dita, orari i mëngjesit, dhe diku nga dreka mund të ngatërrohet lehtësisht me FERRIN, dhe Satanin që del si një Poni i Vogël”.

Meghan përshkruan se si do t’i duket fund-java burrit pa të që nga momenti që ai do të kthehet nga puna, duke vijuar që t’i referohet fëmijëve si “të tjerët”.

Ata do të grinden për çdo gjë, shpjegoi ajo, duke e quajtur atë moment të caktuar të ditës si “ora e ferrit”.
‘Ka shumë mundësi që Quinn të jetë me nerva Penny i ka veshur asaj rrobat e Elsas, dhe Penny do të jetë po aq me nerva sepse Quinn do ta thërrasë atë VETËM Anna”.

Në darkë, Meghan shkruajti se do të ketë kaos në kërkesat që do të kenë “të tjerët” për ushqimin, me kërkesa të shumëllojshme që nga hot-dogët, deri te picat, si dhe paninet me djath. Në fund “të gjithë do të hanë drithëra për darkë”.

Por sipas Meghan, darka nuk është asgjë nëse krahasohet me betejën epike që është koha përpara se fëmijët të bien në shtrat për të fjetur. As mos GUXO t’i japësh ndonjë gjë tjetër përveç një këmishë nate Pennyt. Dhe nëse nuk arrin ta gjesh, vazhdo kërko. Ajo do të të kërkojë këmishën e saj të natës me Minnie Mouse , por pasi të ja veshësh, ajo do të ulërasë sepse mëngët QARTËSISHT ia rrjepin ato dreq krahësh.”

“Më pas, kur fëmijët e tjerë duket se po “qetësohen menjëherë”, që të gjithë, një nga një, do të ngrihen së shpejti për gotat me ujë”. - përfundoi ajo duke e lënë të shoqin vetëm me njëmijë e një PSE?