Maqedonia me mundësi reale për anëtarësim në NATO

Analistët dhe diplomatët vlerësojnë se me ndryshimin e pozicioneve politike në Maqedoni, hapet mundësia që vendi të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Sipas tyre, për këtë ka disa opsione, por vlerësimi i përgjithshëm është se për vitin e ardhshëm ka mundësi për hapa më të mëdha në këtë drejtim.

Intensifikim të procesit për zgjidhjen e emrit një ditë më parë paralajmëroi edhe kryeministri Zaev. Ish ambasadori Nano Ruzhin konsideron se në favor të këtyre paralajmërimeve është edhe presioni më i përforcuar i Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Athinës.

“Kam informata nga miq të mi grek se amerikanët shumë insistojnë në këtë çështje, sepse Maqedonia është hapësirë e rëndësishme e cila është territoriale dhe ka diskontinuitet të caktuar mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, në kuptimin se ende nuk është anëtare e NATO-s”, deklaroi pwr Alsat-M, Nano Ruzhin, ish ambasador, transmeton Zhurnal.

Edhe Mersel Bilalli shpreson që muajt e ardhshëm edhe Maqedonia do të mund të marrë ftesë për anëtarësim.

“Pres që të kemi ftesë për NATO, më pas në procedurën për ratifikimin me të gjtha shtetet anëtare të NATO-s të gjendet ndonjë zgjidhje me Greqinë”, u shpreh Mersel Bilalli, profesor universitar.

Këto qëndrime u shpalosën në një tribunë ku u diskutua për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO, nën organizimin e Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu