Masakroi gruan me sqepar në Pogradec, shokon deklarata e të shoqit i cili zbulon motivin e vrasjes

Një ngjarje e rëndë shokoi një ditë më parë mbarë opinionin publik.

Krimi në familje goditi Pogradecin, kur burri masakroi me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Bashkim Mekolli vrau gruan e tij Demirkë Mekolli në fshatin Blacë në banesën e tyre.

Menjëherë pas arrestimit të tij, Bashkim Mekolli ka pranuar autorësinë në polici dhe ka sqaruar se vrasjen e ka kryer për motive xhelozie.

Ndërkohë, deri tani rezulton se burri vrasës vuante nga probleme mendore, ndërsa pritet raporti për të vërtetuar këtë dyshim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu