Mbrojtësi serb duket i trembur: E dimë shumë mirë çfarë na pret në “Elbasan Arena”

Prag-ndeshja e Europa League mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, ka filluar të pushtojë mediat serbe.

Mbrojtësi i skuadrës së Partizan Beogradit, Nemanja Miletić ka dhënë së fundmi një intervistë për “Kurir”, duke folur edhe për skuadrën korçare.

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Pas humbjes së pafat ndaj Dinamos së Kievit, mund të jetë një duel domethënës. Skënderbeu luan në Europa League, dhe janë një ekip i mirë.

Nuk i njoh ata për momentin, pasi do ja lë analizën trajnerit. Di vetëm që fusha e tyre dhe tifozeria do na i vështirësojnë punën dhe nuk do e kemi aspak të lehtë”, deklaroi futbollisti serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu