Mediat serbe, arsye të fortë pse Vuçiq duhet të dorëzojë Kosovën, që Trump të vizitojë Serbinë

Mediat serbe në një analizë në lidhje me vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Serbi vitin tjetër, e kanë quajtur këtë si një mesazh se ata do të ruajnë influencën e tyre në Ballkan.

Sipas gazetës “B92” vizita e Trump është e para e një Presidenti amerikan në Serbi që pas vitit 1980 kur Jimi Carter vizitoi Jugosllavinë e atëhershme.

Pas vizitave të presidentit të Rusisë dhe atij të Kinës, turi i Trump-it vitin e ardhshëm, shënohet si një fuqi e rëndësishme e Serbisë në rajon, por edhe një sinjal që Beogradi duhet të vendosë se ku do të shkojë.

Aleksandra Joksimoviç, e cila është drejtoreshë e Qendrës për Politikën e Jashtme thekson për “B92”, se Trump do të shkelë në Beograd vetën nëse Aleksandër Vuçiç do të zgjedhë përfundimisht të heqë dorë nga Moska.

Zeljko Cvijanoviç, një gazetar i njohur thekson se “Trump do të vizitojë Serbinë vetëm nëse Vuçiç do të vendosë që të dorëzojë Kosovën”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu