Mediat serbe: Pacolli ka paguar Mesiq që të deklaroje për lirimin e Haradinaj

sh-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, së fundmi ka bërë një vizitë në Kosovë, ku përveç përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë, ai ka takuar edhe përfaqësues të partive politike.

Njëri ndër takimet e Mesiq, ka qenë edhe ai me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, takim që u ka rënë në sy edhe mediave serbe, ku sipas tyre ky takim i Pacollit me Mesiqin, ka pasur edhe një prapavijë.

Po sipas medieve serbe, bëhet fjalë për faktin se Pacolli e ka paguar ish-presidentin kroat që haptas të deklarohet për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mediumi Blic ka publikuar edhe një fotografi, të cilën thonë se e kanë siguruar, të bërë gjatë “takimit të fshehtë” ndërmjet Pacollit e Mesiqit. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu