Mediat serbe: Trump dhe Putin do të takohen në Beograd

Takimi historik ndërmjet dy personaliteteve më të fuqishëm në botë, pritet të mbahet në kryeqytetin serb, Beograd.

Kjo së paku do të ndodh, nëse u besohet medieve serbe, të cilat i kanë dhënë bujë një lajmi të tillë.

Ka qenë portali serb “Kurir” i cili ka shkruar rreth këtij lajmi, duke theksuar se detajet e takimit do ti publikojnë në versionin e shtypur të gazetës, gjatë ditës së enjte.

“Takimi historik i dy politikanëve më të fuqishëm në botë, ndërmjet sapo të zgjedhurit president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka të ngjarë të jetë i organizuar në mes të Beogradit”, shkruan Kurir.

“Negociatorët këmbëngulin se takimi do të zhvillohet në Beograd duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Rusisë, por edhe me Perëndimin”, ka shkruar më tej ky portal.

Gjithsesi ndonëse nuk ka ndonjë informatë zyrtare, mediat e huaja kanë shkruar se një takim i tillë ka shumë të ngjarë të ndodhë në Astana të Kazakistanit, takim për të cilin autoritetet ruse i kanë dërguar tashmë ftesën presidentit të ardhshëm amerikan. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu