Melania dhe Donald Trump vazhdojnë me “skenat” në publik, ja çfarë ka ndodhur kësaj radhe (VIDEO)

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, refuzoi të ecte dorë për dore me presidentin Donald Trump, gjatë ceremonisë zyrtare në Izrael.

Madje ajo e injoroi tentimin e Presidentit Trump duke larguar dorën e tij haptas.

Melania ishte duke ecur nja hap mbrapa burrit të saj, dhe duket e vendosur që të ecë prapa tij pa ndonjë shenjë për përafrim.

Kur Trump provoi ta afrojë, ajo i largoi dorën, e presidenti amerikan e mbuloi këtë skenë duke provuar ta rregulloj kravatën me dorën që Melania refuzoj t’ia kapte.

Ende nuk dihet nëse ky gjest i zonjës së parë vjen nga ndonjë problemi personal apo për faktin që tapeti i kuq ishte i ngrushtë për t’i zënë të dy. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu