Mënyra më e re e sulmeve ajrore, dronet terroriste (VIDEO)

Amerika po parashikon prodhimin e dronëve të frikshëm që do të jenë në gjendje të udhëtojnë më shumë se 24 orë. Droni që mund të fluturojë për mijëra milje pa pushim mund të sulmojë Amerikën nga Afrika me eksploziv vdekjeprurës.

Sipas një këshilltari të lartë të mbrojtjes në Pentagon “Ky dron terrorizues mund të fluturojnë nga Afrika në SHBA në pak më shumë se një ditë”. Zhvillimet në bateri dhe funksionimi me energji diellore mund ta bëjë atë një dron vrasës komercial. Ky lloji droni është veçanërisht i rrezikshëm për shkak se do të mund të blihet në mënyrë komerciale nga grupe terroriste. Ekspertët thonë se kompanitë në përpjekje për të kapur tregje të reja janë shtyrë për të prodhuar këtë teknologji.

Droni që është i aftë të mbaj eksplozivë duke i çuar në vende mijëra milje larg mund të jetë në dispozicion në për pesë vjet, thotë një ekspert. Shumë kompani janë përpjekje për të kapur një treg të ri komercial që në në vitet e ardhshme mund të rritet gjerësisht. Pajisja mund përdor tetë nga dhjetë helikat e saj poshtë për të arritur efikasitet optimal dhe mund të fluturojë deri në 24 orë.

Ky është një variant komercial i një dizajni që ishte duke u zhvilluar nga NASA. Do të duhen ndoshta edhe disa vjet që prodhimi të dal në treg . Sistemi Silent Falcon aktualisht kushton disa qindra mijë dollarë, por ajo do të bëhen më të përballueshme si teknologji nëse përdoret më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu