Mercedes i vitit 1990 që kushton 235 mijë dollarë

Mercedes mbahet si një veturë makinash me shumë modele klasike,dhe një nga këto është dhe 190E 2.5-16 Evo II,i vitit 1990.

Jo vetëm që kjo është një nga veturat më të rralla të Mercedes të asaj kohe, por vetura në fjalë ka vetëm 885 milje, gjë e cila e bën mjaftë të veçantë dhe të kushtueshme, shkruan “CaranDriver”.

Mercedes ka prodhuar vetëm 502 modele të këtij lloji, dhe kjo ia rrit vlerat akoma edhe më shumë veturës.

Me një motor 2.5 litersh me 4 cilindra, vetura prodhon 235 kuaj dhe gjithashtu ka një bodykit aerodinamike. Vetura mendohet të kapi një vlerë prej 235 mijë dollarësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu