Mërgimtari s’vjen sivjet në Kosovë, mirëpo nëna e tij ia dërgon një dhuratë speciale për Gjermani (FOTO)

Thuajse gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës gjatë pushimeve të verës normalisht që vizitojnë vendlindje e tyre. Mirëpo, ka prej tyre që nga puna e madhe s’kanë arritur që të vijnë gjatë kësaj sezone.

Njëri prej tyre është Isuf Mjaku nga Kaçaniku, por të cilit familja e tij ia kishte dërguar një ‘selam’ për Gjermani. Në një postim në “Faceobok”, Cufa ka treguar se nëna ia ka dërguar disa pemë taze, transmeton Indeksonline

“As milionat e Evropës s’kanë vlerë sa këto qe ti qon nana selam.. Allahi xhenetin ta faltë nane e dashur se ma ke fresku shpirtin deri ditën qe te jem afër teje”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu