Mërgimtarja ka ra në hall: “E shkreta unë, 100 nanës, 100 babës, 100 kunatës…A vihet në Kosovë me 300 euro në xhep?! (VIDEO)

Jemi në prag të ardhjes së mërgimtarëve nga diaspora për pushime në vendlindje, në Kosovë.

Por përveç stresit që kanë për udhëtimin e tyre, shumica e familjeve nga diaspora kanë edhe strese të tjera. Ata e dijnë se me ardhë në Kosovë duhet me pasë pare, e pa pare nuk ka as pritje të ngrohtë familjare e madje as rrespekt e mirëseardhje nga familjarët në Kosovë.

Një mërgimtare si kjo që do ta shihni në këtë video la ra në hall të madh. Ajo I ka nda paret për pushime por paraprakisht I numëron se kujt duhet t’ua japë që në ditën e parë kur shkel në derë të familjes së saj.

“E shkreta unë…mezi I kam nda nja 1 mijë euro por, 100 duhet me ia dhanë nanës, 100 babës, 200 vllaut se nuk del me më marrë në aeroport, 100 kunatës se në vend i kërcasin unazat e shpinës e nuk na bon bukën, 100 motrës së madhe, 100 motrës tjetër…e çka po më mbesin mua veç 300 euro. E me 300 euro a kalohen pushimet oj motër?” shprehet e zhgënjyer kjo mërgimtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu