Merr kahje tjetër çështja e taksave të Ronaldos, zbardhen shifrat sa ka paguar deri më tani portugezi (FOTO)

Cristiano Ronaldo javën e fundit është në qendër të vëmendjes së medieve si pasoj e shmangies së pagimit të tatimit.

Portugezi pretendohet se fshehu 14.7 milionë euro dhe pritet të dal para gjyqit në muajin korrik.

Por, sipas një dokumenti të publikuar nga stafi i lojtarit shihet se CR7 të ketë paguar më shumë taksa se sa vlera reale, përkatësisht 265.448,80 euro.

Kjo e bën të pafajshëm portugezin dhe në rast se edhe kjo dëshmohet, atëherë Ronaldo do të jetë i lirë.

Ronaldo po akuzohet për shmangie tatimi në vlerë prej 14.7 milionë euro ndërsa ka pranuar të paguajë gjithçka para se të dalë para trupës gjyqësore me 31 korrik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu