Mesazhi i fundit i Mirsad Ndrecaj që i ka dërguar Ali Ahmetit

Kohë më parë familja Ndrecaj ka publikuar një porosi telefonike që Mirsad Ndrecaj – komandant NATO i kishte dërguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në ditën kur ishin bërë 3 muaj nga konflikti i Kumanovës, gazeta “Lajm” kishte vizituar familjen e njërit prej udhëheqësve të grupit të armatosur në përleshjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Vëllai i Mirsadit, Ylberi, i kishte treguar mesazhin e fundit që ia ka dërguar ai kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, disa muaj para konfliktit të Kumanovës. Në këtë porosi vërehet qartë revolta e Mirsadit ndaj Ali Ahmetit, të cilin mes tjerash e quan edhe “parashutist dhe vrastar”.

“Ali Ahmeti, dy herë populli shqiptar ka gabu: njëherë kur ka ardh Agim Qeku në Kosovë dhe njëherë kur ka ardh Ali Ahmeti në Maqedoni. Therra kur të mjeket nga gishti nuk ka më vend aty. Nuk lejon ma populli parashutista e vrastar. Shpejt ka me ta pa edhe populli fytyrën e vërtetë që ta njohim ne. Inskenimeve tua për të ndejt në pushtet duke persekutu shqiptarët tani ju ka dal era. Mirsad Ndrecaj Komandant Nato”, ka shkruar Mirsadi në mesazhin e fundit dërguar kryetarit të BDI-së./inaonline


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu