Mesazhi i Hoyt Yee për ”Shqipërinë e Madhe”

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Brian Hoyt Yee, vlerëson se deklaratat për ”Shqipëri të Madhe” paraqesin vetëm retorikë të papërgjegjshme.

Sipas tij, këto deklarata duhet të konsiderohen në kontekst të fushatave politike dhe se nuk duhet t’u jepet rëndësi. Hoyt Yee thotë se partitë politike dhe liderët në rajon e dijnë se në integrimet evropiane nuk shkohet përmes ndryshimit të kufijve ekzistues.

Në intervistën e tij për Tanjug, Brian Hoyt Yee thotë se nuk ekziston ndonjë lëvizje serioze për të krijuar ”Shqipërinë e Madhe” dhe se nuk ka interesim te shqiptarët jashtë Shqipërisë e as brenda saj, për ndonjë bashkim.

”Besoj se politika zyrtare, politika e sinqertë e partive (shqiptare) në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, ose Shqipëri, është integrimi në BE dhe në NATO, në kuadër të kufijve sovran të vendeve ku jetojnë, e jo përmens ndryshimit të kufijve dhe përmes ndonjë lloj identiteti mbikombëtar”, deklaron Yee.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu