“Messenger” sjell opisionin e ri “Messenger M”

Platforma e njohur e mesazheve “Messenger” vjen tashmë me një risi të quajtur “Messenger M”.
Përmes këtij opsioni, përdoruesit mund të marrin sugjerime për veprimet e ardhshme, bazuar në kontekstin e bisedës që po zhvillohet.

“M” mund të ofrojë këshilla që shfaqen në një opsion të vogël që ndihmon të dërgohen para miqve, të merrni një taksi apo të koordinohen planet me shoqërinë.

Një shembull i mirë për të shpjeguar M, është se kur dikush pyetet “Ku jeni?”, M do të sugjeroj të ndahet vendndodhja me personin në fjalë.

Për momentin, “Messenger M” është duke u provuar tek përdoruesit e iOS dhe Android në SHBA. Për të tjerët, përditësimi do të vijë eventualisht.

Në rast se nuk do të pëlqehet, opsioni i ri në Messenger, do të mund të fiket përmes “Settings”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu