Meta: Do të armatos popullin

“I gjithë populli do të armatoset po nuk i lidhi policia ata zagarë. Ja po ta them unë dhe do ta armatos unë popullin po nuk i lidhi policia ata”. Kjo ka qenë deklarata e fortë e Presidentit te zgjedhur Ilir Meta,teksa vizitoi paraditen e së shtunës banesën e kryeplakut të Rraboshtës në Rrethin e Lezhës, Gjovalin Mark Gjini, i zgjedhur nga LSI, cili u dhunua nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e së premtes.

Por, sipas Metës, autorët jane pjesë e “bandës së rilindjes”, e cila ka në thelbin e saj pabesinë. Meta deklaroi se këto banda veprojnë në bashkëpunim me policinë dhe se ia kishte bërë të ditur edhe ministrit të Brendshëm se kush janë këta persona që janë shpallur në kërkim.

“Populli i Lezhës ka të drejtë t’u thotë banditëve, të cilët duan të dhunojnë dhe t’i thotë edhe Policisë së Shtetit nëse është Policia e Shtetit, që të veprojë. Të gjithë i dinë kush janë këta persona. Ja kam thënë ministrit, drejtorit të Policisë i di edhe shefi i komisaraiti që ka ardhur që t’i mbrojë, pasi një i afërm i tij kandidon për Rilindjen. Shpresoj që të mos i bëj thirrje popullit të Lezhës që të dalë para komisariatit të Lezhës dhe të merret me shefin e policisë së Lezhës”, deklaroi Meta, transmeton TCH..

Ndërkohë, ka reaguar menjëherë edhe Policia e Shtetit, e cila shpreh keqardhje për sulmin e bërë ndaj Policisë Shtetit dhe garanton vijimin e hetimeve në lidhje me identifikimin e personave që dhunuan fizikisht kryeplakun e Rraboshtës.

Sipas Policisë, në deponimin e tij kryeplaku Gjini nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.

Gjithashtu, Policia u kërkon subjekteve dhe liderëve politikë që të mos e përfshijnë Policinë e Shtetit të retorika politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu