Miliarderi shpenzon pasurinë për të pastruar detin nga mbeturinat (FOTO)

Kjell Inge Rokke nga Norvegjia, që zotëron pasuri prej 2.3 miliardë eurosh, ka premtuar se do të shpenzojë atë që të shpëtojë detet nga ndotja.

Burri 58-vjeçar, që dikur ishte peshkatar i varfër, do të ndërtojë një lundër të gjatë afro 200 metra, e cila do të mbledhë mbeturinat nëpër ujëra dhe t’i riciklojë.


“Dëshiroj ta ndajë me shoqërinë atë që kam përfituar gjatë viteve”, ka thënë Rokke lidhur me anijen, e cila do të grumbullojë afro pesë ton plehra në ditë.

Lundra që është e vetmja e këtij lloji, do të ketë vend për 60 shkencëtarë, si dhe 40 pjesëtarë të ekuipazhit.

“Ftoj hulumtues dhe grupe të dashamirësve të natyrës, për të gjetur mundësitë më të mira, që do të ndihmonin në pastërtinë e ujërave”, ka thënë më tutje pasaniku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu